
Paris Saint-Germain e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Neymarin, sipas gazetës prestigjioze franceze “Le Parisien”.
Barça i kishte bërë ofertë gjigantit francez për ta huazuar Neymarin këtë sezon me obligim për ta blerë vitin e ardhshëm. Por, kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga PSG-ja.
Sipas të përditshmes franceze, PSG-ja e ka vlerësuar ofertën e kampionit spanjoll si të papranueshme jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë parimor dhe mungesë respekti.
PSG-ja e bleu brazilianin nga Barcelona në verën e viti 2017 për një shumë rekord botëror, 222 milionë euro. Edhe sot, Neymar është blerja më e shtrenjtë në histori të futbollit.
Pronari i klubit, Nasser Al-Khelaifi nuk dëshiron ta lërë yllin e skuadrës të largohet falas, vetëm dy vjet pasi e bleu. Ai pranon ta shesë atë vetëm për një shumë të lartë parash, të cilat synon t’i përdorë për ta blerë një zëvendësues të denjë. /Gazeta Express/