
PSG ka refuzuar oferten e Barcelones per Neymar.
Oferta e Barcelonës ka qenë huazim me te drejtë blerje por e njëjta është refuzuar nga Paris Saint-Germain që nuk dëshiron më të negocioje me Barcelonën për Neymar.
Real Madridi tani eshte i bindur se Barcelona nuk ka para per t’a transferuar brazilianin dhe drejtuesit janë më optimist se kurrë per sjelljen e sulmuesit në Santiago Bernabeu.
Drejtuesit madrilen besohet se do të futen në negociata të avancuara me Paris Saint-Germain ditëve në vijim dhe zhvillimet që do të bëhen brenda këtyre ditëve do të sjellin edhe epilogun final të sagës më të gjatë të kësaj merkatoje.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive “Sport”, në Spanjë, PSG është gati që të negociojë me Real Madrid për Neymar, por brenda në tratativa duhet të përfshihet me çdo kusht Luka Jovic dhe një shumë e majme “cash”.
PSG ishte gati që të iste në këtë formë edhe me Barcelonan, por dëmtimi i Dembele, që i interesonte francezëve, ka prishur planet.