Sport

PSG humb në garën për titullin në Ligue 1

PSG humb terren në garën për titullin në Ligue 1. Kampionët në fuqi të Francës u mposhtën papritur 0-2 nga Monaco në “Parc des Princes” dhe mbeten katër pikë pas Lille (58), që kryeson kampionatin, kurse në vendin e dytë pozicionohet Lyoni (55).

Pa të dëmuarit Neymar dhe Di Maria, parizienët ishin shumë larg formës së treguar në Champions League ndaj Barcelonës, edhe pse në sulm rreshtoheshin Mbappe, Icardi dhe Moise Kean, transmeton Gazeta Express.

Planet e Pochettinos u prishën që në minutën e 6-të, kur Diop i dha epërsinë skuadrës nga Principata. Parisi mori goditjen përfundimtarë në minutën e 51-të, kur Maripan realizoi golin e dytë. Vendësit pretenduan për 11-merërsh në minutën e 69-të, pas rrëzimit të Raphinas në zonën e Monacos, por sistemi VAR konfirmoi të kundërtën.

Moise Kean, që i ishte afruar golit në të 60-tën, humbi një tjetër rast të pastër në të 77-tën, duke u ndalur nga portieri mik.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Mbyllet me këtë rezultat ndeshja, Feronikeli – Drita

Sport

Ja rezultatet komplete në Ligën e Parë

Sport

SUPERLIGA LIVE: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultatë

Sport

Liga e Parë LIVE: Rezultatet momentale