Sport

PSG e ‘blindon’ Mbappen, i ofron pagë marramendëse

PSG do t’i ofrojë Kylian Mbappe një kontratë deri në 41 milionë euro në vit, në përpjekjet e tyre për të ndaluar transferimin e tij te Real Madrid.

Kampionët e Francës janë duke ndjerë frikën se mund të humbsin yllin kryesor të skuadrës, dhe duan të sigurojnë të ardhmen e tij, duke i ofruar pagë të barabartë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018, ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid që disa kohë, dhe AS shkruan se Florentino Perez dëshiron të nënshkruajë me 21 vjeçarin, përcjell lajmi.net.

Kylian Mbappe është transferuar te PSG në vitin 2017 për 180 milionë euro, nga skuadra e Monacos.

21 vjeçari në 74 paraqitje për PSG, ka shënuar 61 gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Basel – APOEL, formacionet zyrtare: A starton Edon Zhegrova?

Sport

Largohet nga futbolli kosovar për ta vazhduar jetën në Gjermani

Sport

Mobilizim i jashtëzakonshëm në Suharekë për derbin ndaj Prishtinës

Sport

Pornostarja e njohur e pranon se është ngacmuar një yll i futbollit