Sport

PSG arrin marrëveshje me yllin e Barcelonës

Paris Saint-Germain ka finalizuar nënshkrimin e Rafinha nga Barcelona, me spanjollin që nënshkroi për tre sezone me kampionët e Francës.

Pasi përfundoi me sukses blerjet e Moise Kean nga Everton dhe Danilo Pereira nga Porto gjatë dy ditëve të fundit, plus të riut Sekou Yansane nga Dijon, drejtori sportiv Leonardo nxitoi të arrinte marrëveshje edhe me Rafinha Alcantara përpara orës 00:00.

Shpejtësia e negociatave u rrit gjatë orëve të fundit të merkatos dhe diskutimet midis dy klubeve shpejt arritën në një përfundim pozitiv, me Rafinha që kishte marrëveshje vetëm edhe një vit në ‘Camp Nou’.

27-vjeçari kishte qenë te Barca që nga vitet e tij të adoleshencës, pasi ishte bashkuar me ta në 2006 por kurrë nuk ka qenë në gjendje të jetë një forcë e ekipit të parë për shkak të një serie çështjesh dhe dëmtimesh.

Në të vërtetë, kur ai luajti 24 ndeshje në Primera Division në 2014/15, ishte më e mira që ka arritur ndonjëherë.

Postime të ngjajshme
Sport

Interi merr vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’

Sport

Fitore minimale e Liverpool

Sport

Visoka tregon për formën e rikthyer te Vitia dhe synimin e klubit

Sport

Bayerni e nis furishëm mbrojtjen e titullit në Evropë