Sport

Pse u festua në këtë mënyrë, ja kujt ia dedikoi Arbëria fitoren e sotme?

Arbëria arrriti fitore të madhe sot, duke marrë tre pikë pas katër javësh “agjërim”, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra nga Dobraja fitoi falë golit të Lutfi Bilallit në minutën e 77-të të ndeshjes.

E festimi i skuadrës ishte ai që la më shumë mbresa.

Futbollistët morën në bankë fanellën me numrin “91” dhe festuan duke e ngritur atë në ajër.

Fanella numër “91” tek Arbëria mbahet nga futbollisti i operuar Aladin Djakovac, i cili me gjasë ka humbur komplet sezonin për shkak të lëndimit.

Pas ndeshjes edhe trajneri Arbnor Morina tregoi për “Olle” se ky gol iu dedikua pikërisht mesfushorit.

“Goli i dedikohet futbollistit tone te operuar Alladin Djakovac për atë arsye e kemi marrë maicen me numrin e tij”

Arbëria me këtë fitore ka kaluar Feronikelin dhe Trepçën ’89 në tabelë./

Postime të ngjajshme
Sport

Po bënë historinë me Ballkanin, Mirlind Daku tregon çelësin e suksesit

Sport

Zyrtare: Finalja e kompeticionit të madh evropian do të zhvillohet në 'Air Albania'

Sport

Pele shkruan postim zemërthyes një javë pas vdekjes së Maradonës

Sport

Kundërshtarët jo se jo, por as në stërvitje nuk po mundin ta ndalin Almir Kryeziun