Lajme

Pse nuk u ftua Kosova nga SHBA-ja në Samitin e Demokracisë?

Profesori i Filozofisë si dhe analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar për mos-ftesën e SHBA-ve për Kosovën në Samitin e Demokracisë në dhjetor të këtij viti.

Ai ka publikuar hartën ku janë shënuar me të kuqe vendet që nuk janë ftuar në këtë samit, e në të cilat përveç Kosovës gjendet edhe Serbia e Bosnja, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, Latifi ka argumentuar dhe rikujtuar faktin se kuptohet pse Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ftesë ndaj Serbisë, duke pasur parasysh rolin destruktiv që qeveria e Vuçiqit ka luajtur në rajon, si dhe krizën në Bosnje.

Sipas tij, arsyet pse Biden nuk e ka ftuar Kosovën në Samit ndërlidhen me hezitimet për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit si dhe refuzimin e projektit amerikan të gazit.

Postimi i plotë i Latifit në Facebook:

Vendet me ngjyrë kuqe tregojnë vendet e paftuara në Samitin për Demokraci në Washington.Në mesin e tyre edhe Kosova, bashkë me Serbinë, Bosnjën dhe Hungarinë. Pse?

– Kuptohet mungesa e ftesës për Serbinë lidhet me rolin destruktiv që qeveria e Vuçiqit po e luan në rajon, por edhe me faktin e shndërrimit të Serbisë në një shtet që afirmon interesat ruse në Ballkan. Po ashtu, nën Vuçiqin, Serbia përditë e më shumë po merr tiparet e një regjimi autoritarist, ku, si në Rusi, partia në pushtet i fiton gjithmonë zgjedhjet.

– Mungesa e ftesës për Bosnjën është meritë e krizës së fundit në këtë shtet, pas thirrjeve luftënxitëse të kryetarit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili realisht është shndërruar në një mashë të Putinit në Ballkan dhe po punon hapur në minimin e Marrëveshjes së Daytonit, e cila ishte dhe vazhdon të mbetet investim amerikan.

– Mungesa e ftesës për Hungarinë sigurisht ka të bëj me faktin e rrezikut të rrëshqitjes së Hungarisë nga demokracia liberale në demokraci iliberale, si pasojë e stilit autoritarist të kryeministrit Viktor Orban.

E Kosova? Pse nuk është ftuar?

– Jo për shkaqe që lidhen me sistemin demokratik, por për hezitimet e qeverisë rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ëashingtonit, të shtatorit 2020, dhe refuzimin e projektit amerikan të gazsjellësit.

Ne, shpesh, i ngjajmë atij fëmijës i cili duke pasur dashurinë e plotë të babait, nuk mund ta imagjinojë dot se një ditë mund të ndëshkohet prej tij për sherret që i bën herë pas here.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia