Sport

Pse nuk i bërtet kurrë mbrojtësve? Alisson tregon arsyen

Alisson ka zbuluar diçka interesante në lidhje me mbrojtësit e Liverpoolit.

Braziliani është njëri nga portierët më të mirë në botë që nga lëvizja e tij nga Roma në Liverpool në vitin 2018, shkruan IndeksOnline

Në dy sezonet e tij të para me Liverpoolin, ai ka fituar dy trofe të mëdhenj, Ligën e Kampionvëve dhe Premierligën.

Në një intervistë për “Mail on Sunday”, Alisson Becker foli rreth marrëdhënies së tij me mbrojtësit e Liverpoolit e veçanarisht, Virgili Van Dijk.

I pyetur se pse nuk u bërtet lojtarëve në fushë, ai u përgjigj: “Është mënyra ime. Nuk më pëlqen të bërtas me askënd dhe nuk më pëlqen që dikush të më bërtasë. Kur bëni një gabim, ju e dini që keni bërë gabim.

“Ne jemi profesionistë dhe punojmë çdo ditë për këtë. Kam bërë shumë gabime tashmë në jetën time. Ndonjëherë më shënuan gol, ndonjëherë jo.

Ai shtoi: “Unë e di se çfarë duhet të përmirësoj dhe çfarë duhet të bëj ndryshe. Kështu që nuk kam nevojë t’i tregoj Virgjilit, Joe Gomezit ose Andy Robertsonit”, tha ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme