Lajme

Pse Milaim Zeka mban në banesë fotografinë e Enver Hoxhës dhe Sali Berishës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Milaim Zeka njihet si një nga deputetët më të hapur dhe më të drejtpërdrejtë në Kosovë.

Ai pothuajse në çdo emision shpalos diçka të re nga jeta e tij. Së fundmi Zeka ka qenë mysafir në emisionin N’Konak që transmetohet në RTV Dukagjini. E veçanta e këtij emisioni është se është realizuar në banesën e deputetit Zeka. Aty kanë rënë në sy shumë detaje nga enterieri i banesës së çiftit Zeka.

Një detaj që ka rënë në sy është se Zeka në kuzhinën e tij mban dy gota me fotografitë e dy ish-kryeministrave shqiptarë, atë të Enver Hoxhës dhe Sali Berishës. E arsyeja për këtë, siç ka thënë Zeka është fakti se ka dëshirë që afër vetes të mbaj fotot e atyre nga të cilët është dëshpëruar.

Ndër të tjera, Zeka ka paralajmëruar se në të ardhmen aty do të jenë edhe fotografitë e politikanëve kosovarë, presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj.

Kujtojmë se Zeka, muaj më parë u largua nga partia e Fatmir Limajt duke themeluar partinë e tij, Partinë Euroatlantike të Kosovës. /Reporteri.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat