Lajme

Pse Konjufca nuk votoi për shkarkimin e Bordit të RTK’së?

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot për shkarkimin e 8 anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli e Fadil Miftari janë shkarkuar nga bordi i RTK-së me 64 vota për, asnjë kundër edhe asnjë abstenim, shkruan Reporteri.net

Për shkarkimin e Bordit të RTK-së, anëtarët e të cilit janë shkarkuar veç e veç në Kuvend, nuk ka votuar kryepralamentari Glauk Konjufca.

Ky fakt Konjufcës i është përmendur edhe nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi duke aluduar se Konjufca nuk ka qenë dakord me shkarkimin e këtij bordi.

Ndryshe, shkarkimi i Bordit të RTK-së është kundërshtuar nga opozita. Ata mandje kanë thënë se janë bërë shkelje procedurale gjatë shkarkimit të anëtarëve të këtij bordi.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet