
Zëvendësimi i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj me Mario Ruin nuk kishte të bënte me një zgjedhje teknike të trajnerit Gattuso, por me një dëmtim muskular të pësuar nga Hysaj të cilin e ka bërë të ditur vetë klubi i kaltër, përcjell Periskopi.
Në komunikatën e Napolit shkruhet që Hysaj ka probleme në pulpën e këmbës së majtë.
Megjithatë, ajo që shkoi viral ishte kur Hysaj nuk e përshëndeti mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin, duke e injoruar shumë keq atë.
Përkundër videove që kanë qarkulluar në rrjet nga fansat që janë të tërbuar me Hysajn, ende nuk dihet arsyeja e frustrimit ndaj Rrahmanit.
Si e injoroi Hysaj Rrahmanin? Shihni videon më poshtë: