Blic Plus

“Pse e ke organin e vogël?” I riu shqiptar tregon si ka tentuar të vrasë veten nga paragjykimet

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, u trajtua historia e trishtë e 21-vjeçarit nga Korça, Rigers Avxhi. Ai jeton mes nanizmit dhe paragjykimeve të njerëzve për pamjen fizike, pasi ka lindur i shkurtër.

Kjo gjë ka bërë që Rigersi të mos ketë jetë normale si shokët e tij. Trishtohet nga fjalët që i thonë dhe izolohet në vetvete. Gjendjen e rëndë shpirtërore që po kalon, e reflekton në familje duke krijuar zënka, dhe ajo më kulmorja ka qenë para disa ditësh, ku 21-vjeçari ka tentuar të vetëvaret. Por fatmirësisht, familja e tij tregohet shumë e kujdesshme, i qëndron pranë dhe me shumë qetësi e durim toleron sjelljet e tij.

Ajo që e vuan më shumë këtë situatë është nëna e Rigersit, e cila në mes lotësh të përditshme, jeton edhe me frikën se Rigersi mund të lëndojë veten. Edhe pse familja e do dhe e ruan, kjo situatë është bërë e padurueshme për të. Ai ndjen frikë të vazhdueshme dhe shpesh herë bezdiset edhe nga prania e nënës dhe e vëllait. Mendon se të gjithë kanë qëllim t’i bëjnë keq dhe nuk lejon që t’i afrohen.

Këto mendime, Rigersi thotë se i ka krijuar nga disa shokë jo të mire që ka pasur, të cilët e paragjykonin për pamjen e tij fizike, duke e çuar edhe deri në veprime ekstreme. Por sot, në këto ditë feste, ku në qendër të emisionit tonë është gruaja me problemet dhe vuajtjet e saj, Rigersi i drejtohet pikërisht studios tonë për të kërkuar falje.

Kujt i kërkon falje? Për më shumë ndiqni historinë…?

Rigersi: Gjysma e shokëve të klasës më paragjykonin, thonë: “pse i ke organet e vogla? Do vdesësh kollaj. Ti kot rron, nuk punon dot. Ti nuk martohesh dot, kush të merr ty”. Fjalët e njerëzve që më thonë jashtë i shpreh brenda shtëpisë. Unë rri në shtëpi dhe i kthej fjalën mamasë. Vëllai më thotë: rri tamam, mos rri i shtrirë. Këto sjellje unë i kam shfaqur kur rrija me disa shokë të lig. Vitin që kaloj nuk dilja fare, rrija mbyllur në shtëpi. Nuk kisha dëshirë të dilja. U izolova, sepse të tjerët më bënin të ndihesha keq. Dy herë kam tentuar të vetëvarem.

Njëherë jashtë shtëpisë dhe njëherë në banjë. Një ditë u mërzita shumë nga njerëzit dhe të shtëpisë. Thashë: nuk jetoj më në këtë shtëpi. Shkova në banjë, sa u qetësova pak. Më pas po mendoja shumë dhe kërkova një rrip. Gjeta dy lidhëse këpucësh. I bashkova dhe po shikoja për të gjetur vendin. Gjeta një dritare dhe e lidha pas hekurit të dritares. Futa kokën brenda lidhëses, dhe kur u ula mu shfaq një derë e hapur. Bërtita me zë të lartë. Nuk e mbaj mend çfarë thashë. Pastaj doli mami. Ajo kishte dëgjuar të bërtiturën. Thirri vëllain dhe babain, ma prenë me thikë lidhësen. Nxora shkumë nga goja. Më ngritën, më dhanë ujë dhe më dërguan në spital. Kam parë vdekjen me sy.

Të nesërmen më çuan te psikiatri. Bisedova me doktorin, i cili më pyeste: çfarë ndjeve? Si e bërë? Pas një javë, këtë nuk e dinte asnjë njeri. Doktori iu ka treguar shokëve dhe ata nuk më flisnin. Dy javë më linin vetëm. Ata më morën inat për veprimin që bëra. Kur kaloi kjo situatë, unë ua sqarova këtë dhe u afruan disa shokë dhe më thanë: po e bërë këtë nuk të duam më! Disa të tjerë më thonin: pse shpëtove? Pse nuk e mbajte atje kokën që të vdisje. Kot rron! Gjithë këtë shqetësim që kaloj jashtë me shokët e reflektoj brenda shtëpisë. Acarohem me nënën dhe vëllain. Kur krijohet debat, unë kërkoj që të ikin dhe të më lënë të qetësohen. Ata kanë frikë të largohen se mos i bëj keq vetës. Shpesh herë i heq rrobat kur më prekin njerëzit. Mendoj se më bëjnë keq. Kam shumë fiksime. E kam mërzitur shumë familjen me këto veprime, më shumë mamin. Kam tentuar ta lëndoj shpeshherë. I kam kthyer dorën. Me babain vetëm me llafe jam zënë. Një ditë po debatonim me vëllain, sepse mami iku në fshat dhe ky nuk donte të shkonte me të. Unë i thashë vëllait, pse nuk ike në fshat, mua më ruan?

Debatuam, e shtyva dhe iu përplas koka në mur. I doli gjak. Më pas erdhi babi, ai i thoshte vëllait: lërë se nuk ke çfarë i bën. Policia kanë ardhur dy herë në shtëpi dhe janë shmangur. Thonë, lërë se është fëmijë. Ata vetëm më kanë falur dashuri. Më qëndrojnë pranë. I drejtohem emisionit me “Zemër të Hapur” për t’iu kërkuar falje, sidomos nënës time. Pas vitit të ri nëna u operua nga barku, kishte mish të huaj. Dhe unë i rrija në kokë. Ndihesha keq. Mendoja se do ta humbisja. E dua shumë nënën time. Ajo më jep shumë dashuri. Qan shpesh për mua. Unë jetoj me familjen në një shtëpi me dy dhoma. Gjyshja është afër nesh, por jo në një shtëpi. Ajo nuk na do. Na la me dy dhoma, por për vetë jeton në një shtëpi të madhe. Ajo merr pension dhe djali i dërgon lekë. Rrëmon nëpër kazane dhe njerëzit më paragjykojnë edhe për këtë. Unë nuk e dua më gjyshen. Zihet me mamin. Babai është i papunë dhe merr ndihmë ekonomike. Nuk flemë rehat natën. Të gjithë flenë në një dhomë. Në dhomën tjetër fle vetëm unë për shkak të konflikteve që krijoj”, shprehet Rigersi.

Rigersi: Sa vjen dhe mosha ndryshon por nuk e di, ndonjëherë ngrihem shpejt ndonjëherë vonë, edhe shteti nuk vë dorë mbi mua, e kam thënë që do ta përballoj vet. Unë paragjykohem, nuk më pranojnë në shoqëri. Unë kam pasur një fëmijëri të bukur, vëllai im i hynë në mbrojtje mamit, nëna është e shqetësuar për mua, unë kam mbaruar shkollën e mesme për mekanikë, jam munduar të gjej punë dhe përgjigje më kanë ardhur por paga dhe vendi nuk është i stabilizuar mirë. Njerëzit më kanë thënë kur të marrësh diplomën eja të rrish dhe të mësosh punën, por unë po jetova këtu kam frikë se do përsëris vetëvrasjen. Unë dua të largohem që andej vetëm të largohem nga aty, atje më dalin ëndrrat dhe përsërisë ato që kamë bërë, aty paragjykohem.

Jam larguar sot nga shtëpia dhe i kam thënë mamit që do iki me një shok, nuk e di si do mendojë mami për mua kur të më shikojë këtu. Por do ti jap fjalën nga këtu që nuk do ta lë më të shqetësuar dhe të dëgjojë nënën time. Po u largova nga shtëpia do marrë edhe mamin me vete. Jam paragjykuar në shkollë, vëllai nuk vinte shumë në shkollë, edhe ai është si mua por jo këtë që kam bërë unë. Me njerëzit edhe ai ka pasur paragjykime, edhe me vëllain nuk shkoj mirë. Vëllai nuk ka tentuar vetëvrasjen, por edhe vëllai paragjykohet. Prej problemeve në familje bezdis edhe mamin, gjërat që marrë jashtë i shfryj brenda. Dua të largohem nga ai vend sepse nëse qëndrojë aty unë do të përsërisë vetëvrasjen.

Mamaja e Rigersit: Unë jam e ngjirur prej gripit dhe nuk flas dot pastër, nuk e dija që ai do të dilte kështu, megjithatë s’ka problem. Ne jemi të gjithë kështu si Rigersi shtatshkurtër. Rigersi është trazovaç, ato që po thotë aty i bënë në shtëpi. Ai ka tentuar dy herë të vetëvritet, jashtë nuk e di se çfarë ndodhë, brenda shtëpisë janë ato që thotë ai. Ende vazhdon, u çudita kur e pashë, djali tjetër nuk i ka këto probleme, nuk kemi kërkuar ndihmë asgjëkundi, burri merr një kemp, unë asgjë. Ai sa del, kur hyn brenda fillon të konfliktohet me familjarët, ka tentuar dy herë të vetëvritet. Kur vinte në shkollë kishte psikologe, kur e shikoj aty nuk e besoj dot. Çfarë të them unë, ishalla qoftë ashtu siç thotë Rigersi, por nuk di çfarë të them znj. Evis.

Rigersi: O ma ato gjëra do ikin nuk do ta përsëris më, do largohemi nga aty, mos dëgjo asnjë nga ata që ke aty. Të lutem kur të vij në shtëpi të lutem mos më thuaj që pse shkove aty.

Postime të ngjajshme
Blic Plus

“Mallku qoftë kjo tokë që do të të tretë”, miku i 28 vjecarit shqiptar qe vdiq nga koronavirusi përlot rrjetin: I mori nënës djalin më të mirë

Blic Plus

Dashuri në kohë koronavirusi, çifti kosovar martohen me dorëza e maska

Blic PlusLajme

E vetme dhe pa shtëpi: Hyra Shahini ka dhjetë vjet që jeton e vetme

Blic Plus

Më në fund përshkruhet qartë se si ndihet Corona dhe çfarë mund të bëni