Lajme

PSD vendos përfundimisht: Tregon se a do marrin pjesë në zgjedhjet lokale 2021

PSD ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2021. Këtë e konfirmuan vetë partia përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Gazeta Metro.

Në njoftim thuhet se ky vendim nuk vjen sepse kanë bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim.

‘’ Ky vendim nuk vjen sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim. Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlametare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë’’, thuhet në njoftimin e PSD’së.

Tutje ata shtuan se sot i kanë deleguar Grupit Punues të Kamenicës, dhe kryetarit të kësaj komune Qëndron Kastrati, vendimin për pjesëmarrje eventuale në këtë komunë.

Njoftimi i plotë:

Pas analizës e diskutimeve brenda strukturave, PSD ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021.

Ky vendim nuk vjen sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim. Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlametare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë.

Njëkohësisht, sot i kemi deleguar, Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Komunën e Kamenicës. Secili vlerësim i tyrë, është i pranueshëm për ne.

Postime të ngjajshme
Lajme

Uran Ismaili bun në Tophane – Ja çfarë ndreqën këtë herë

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme

Lajme

Kryeministri kroat tallet me serbët: Nikolla Tesla është aq serb sa Bruce Lee

Lajme

Detaje nga plagosja në Podujevë, 50 vjeçari u qëllua në këmbë