
Aktivistët e opozitës ruse kanë organizuar sërish protesta nëpër rrugët e Moskës për të kërkuar zgjedhje të lira.
Ata gjithashtu kanë kërkuar lirimin e protestuesve që u arrestuan nga autoritetet ruse javë më parë, shkruan Reuters.
Për më shumë se një muaj, rrugët e Moskës janë vërshuar nga protestuesit pasi autoritetet iu kanë ndaluar kandidatëve të opozitës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
Kujtojmë se në javët e fundit, policia ka arrestuar më shumë se dy mijë protestues. Gjatë arrestimeve, autoritetet kanë përdorur forcë të tepruar dhe i kanë quajtur prostatat si të paligjshme./KlanKosova/