Lajme

Propaganda serbe kundër Kosovës: Këto janë gënjeshtrat që ua mësojnë fëmijëve

Kohët e fundit në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve po flitet për uljen e toneve të nacionalizmit ekstrem, për bashkëpunime në fusha të ndryshme etj. Drejtuesit e shteteve, përmes takimeve të ndryshme, kanë folur për përmirësim marrëdhëniesh e mes të tjerave edhe për shuarjen e urrejtjes nacionale të ndërsjelltë.

Por megjithë këto tentativa, historiografia serbe duket ka mbetur pas në kohë. Për fat të keq, historia e Kosovës që u serviret brezave të rinj në Serbi nuk është e bazuar shkencërisht. Lehtësisht të akesueshëm edhe online punime të historianëve apo studiuesve të ndryshëm serbë vijojnë të flasin me gjuhën e vjetër.

Kështu ka ndodhur kohët e fundit edhe me Vladislav B. Sotiroviq, një profesor të shkencave sociale dhe diplomatike, i cili në studimin e tij historik “Kosova: Çfarë duhet të dijë gjithkush (Në të vërtetë)”, duke renditur disa fakte të cilat i ka quajtur “të vërteta e të gabuara” në lidhje me historinë e Kosovës dhe shqiptarëve, vijon të mbetet në linjën e vjetër të të arsyetuarit.

Sipas Sotiroviq dhe librit të tij të historisë, Kosova është territor i hershëm i Serbisë, shqiptarët janë të ardhur aty nga krahina të tjera dhe lufta e tyre nuk është çështje për të drejtat e tyre, por thelbi qëndron në nivel biologjik.

Sipas tij – në fakt sipas tezës së vjetër serbe – gjithçka ka lidhje me shpërthimin demografik të ndodhur brenda popullatës shqiptare për më shumë se një shekull.

“Çështja e Kosovës është një rast i qartë i pastrimit etnik të planifikuar mirë, arsyetimi i të cilit bëhet përmes një ksenofobie ekstreme ndaj serbëve. Në fakt, Shqipëria shfaqet shteti më i pastër etnik në Evropë, 98%, me grekët, sllavët, hebrenjtë, romët, etj, të dëbuar në një mënyrë ose tjetër. Pas ndërhyrjes së NATO-s dhe okupimit të KosMet në 1999, “pastërtia” etnike ndaj serbëve ka arritur në shifrat prej 97%”, shkruhet mes të tjerave në këtë studim.

Por çfarë u mësojnë fëmijëve serbët për shqiptarët dhe sidomos për Kosovën? Më poshtë po rendisim disa fakte që serviren në librat e tyre të historisë:

Sipas Vladislav B. Sotiroviq, Kosova është sot një nga territoret më të diskutueshme në Evropë dhe një fuçi baruti e vërtetë ballkanike e cila mund të shpërthejë përsëri në çdo kohë.

Ajo është një provincë brenda Republikës së Serbisë, e njohur si e tillë si nga Kushtetuta e Serbisë ashtu edhe nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Rezoluta 1244 e KS të KB, 10 qershor 1999)

Parlamenti i Kosovës, me një shumicë të qartë shqiptare, shpalli pavarësinë e Kosovës (pa një referendum) në shkurt 2008, që u njoh nga shumica e vendeve perëndimore të ndjekura nga klientët e tyre kukulla në të gjithë Botën (në realitet, sot rreth 90 shtete).

Sidoqoftë, meqë Serbia mori statusin e një vendi kandidat për anëtarësimin e plotë në BE në mars 2012, negociatat intensive midis Beogradit dhe Prishtinës për statusin përfundimtar të Kosovës po vazhdojnë nën ombrellën e BE-së, duke hyrë në fazën përfundimtare.

Kosova është vendlindja e shtetit të parë të pavarur serb në Mesjetë, një qendër e autoriteteve shtetërore serbe, kisha, kultura dhe civilizimi… dhe vendndodhja ku Serbia zhvilloi një betejë vendimtare (Beteja e Kosovës) më 1389, kundër pushtuesve myslimanë osmanë, duke mbrojtur Europën e krishterë nga orientalizimi dhe islamizimi.

Ajo që, në fakt, BE i kërkon Serbisë në negociatat aktuale midis Beogradit dhe Prishtinës, për statusin përfundimtar të krahinës, është njohja e pavarësisë së Republikës së vetëshpallur të Kosovës kundrejt premtimeve shumë të mjegullta për futjen në BE.

Në mënyrë që të bëhet një pasqyrë e qartë historiografike dhe politike mbi çështjen e Kosovës, në paragrafët vijues do të korrigjojmë idetë e gabuara themelore perëndimore për Kosovën, të cilat janë të pranishme masivisht në media, literaturën popullore, por edhe në botimet akademike dhe universitare, institutet dhe organizatat më të shquara perëndimore.

Në veçanti, teksti është një kontribut kritik për një nga botimet akademike më mashtruese mbi çështjen e Kosovës që ka një titull shumë bombastik:

“Kosova. Çfarë duhet të dijë gjithkush” me autor Tim Judah.

1.E gabuar: Çështja e Kosovës është një konflikt midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve etnikë.

E vërtetë: Është një pjesë e konfliktit midis shqiptarëve të Ballkanit dhe popullatave përreth, në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Greqi (për shembull, përplasjet midis shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni nga 1991 e më pas duke përfshirë një rebelim të hapur në 2001).

2-E gabuar: Çështja është një luftë e shqiptarëve për të drejtat e tyre.

E vërtetë: Thelbi i çështjes qëndron në nivelin biologjik. Arsyeja e vërtetë është një shpërthim demografik që po ndodh brenda popullatës shqiptare. Për rreth një shekull (norma e rritjes së popullsisë) shqiptarët janë shtuar katër deri në pesë herë më shpejt se norma mesatare në vendet e tjera evropiane dhe zgjerimi sipas Lebensraum ka qëllim krijimin e një Shqipërie të Madhe.

3-E gabuar: Provinca e Serbisë Jugore quhet Kosovë.

E vërtetë: Është Kosova dhe Metohia, shkurt KosMet. Vetë Kosova është një shkurtim i Kosovo Polje, çka në gjuhën serbe do të thotë “Fusha e zogjve” (në gjermanisht – Amselfeld). Metohia është një emër grek i korruptuar për Metohi, që do të thotë varësi nga manastiri, duke iu referuar tokës së dhuruar nga mbretërit serbë dhe sundimtarë të tjerë për manastiret dhe kishat në KosMet si Pecka Patrijarshija, Dechani, Graçanica, etj. Prandaj shqiptarët po e braktisin termin “Metohia” nga emri i krahinës në mënyrë që të fshehin karakterin e saj historikisht serb.

4-Gabim: Shqiptarët etnikë në KosMet përbëjnë shumicën prej 90% të popullsisë totale.

E vërtetë: Në regjistrimin e fundit të besueshëm të kryer në KosMet në 1961, Shqipetarët përbënin 67% të popullsisë së përgjithshme, me serbë (kryesisht) dhe të tjerët që ndanin pjesën tjetër. Ndërsa për regjistrimet e mëvonshme (1971, 1981, 1991), Shqiptarët refuzonin të merrnin pjesë në to. Të gjitha shifrat e cituara për periudhën pas vitit 1961 janë vetëm vlerësime.

5.Gabim: Shqiptarët janë një popullsi autoktone në KosMet

E vërtetë: Në Mesjetë, KosMet ishte pjesa qendrore e shtetit, kulturës dhe civilizimit serb. Shqiptarët ishin një pakicë e vogël (rreth 2%, sipas regjistrimit osman në 1455), kryesisht barinj nomadë. Ata erdhën në KosMet nga Veriu dhe Shqipëria Qendrore kryesisht pas Migrimit të Parë të Madh Serb në 1690 nga KosMet në Vojvodina (në atë kohë pjesë e Perandorisë Habsburg), pas një kryengritjeje kundër sundimit osman (1689). Kur KosMet u çlirua nga sundimi osman në 1912, nga Serbia, serbët dhe shqiptarët ndanin në mënyrë të barabartë popullsinë e përgjithshme atje (50% me 50%). Të gjitha toponimet origjinale në KosMet ishin dhe janë sllavo-serbe, përveç shumë pak prej tyre (në kundërshtim me ato në Shqipërinë Qendrore dhe Jugore). Shqiptarët madje nuk kanë emrin e tyre as për Kosovën. Që nga viti 1999, shumë toponime origjinale në KosMet janë shqipëruar ose riemëruar qëllimisht në mënyrë që të humbin karakterin serb.

6-Gabim: KosMet është një rajon i pazhvilluar, i varfër.

E vërtëtë: Është toka më pjellore në Serbi (përveç Vojvodinës). Të ardhurat mesatare për familje janë të njëjta me pjesën tjetër të Serbisë. Është i ulët vetëm nëse llogaritet për frymë, pasi familja shqiptare ka gjashtë herë më shumë fëmijë sesa familja serbe. Ne i referohemi një familje normale, jo të ashtuquajturës “familje fis shqiptare”, e cila mund të përbëhet nga qindra anëtarë. Në fakt, duke llogaritur faktin se proporcionalisht më tepër shqiptarë po punojnë në Europën Perëndimore, të ardhurat e tyre nuk llogariten kur vlerësohen të ardhurat e familjes dhe KosMet duket se është më mirë se pjesa tjetër e Serbisë. Që KosMet është i rajon i begatë kjo mund të verifikohet me inspektim të drejtpërdrejtë në vend. KosMet është rezervuari më i madh i qymyrit në Evropë.

7-Gabim: Qëllimi i Shqiptarëve është një Kosovë e pavarur.

E vërtetë: Është një synim i përbashkët i të gjithë shqiptarëve të jetojnë në një shtet të vetëm (të unifikuar) kombëtar të Shqipërisë së Madhe. Programi politik i një Shqipërie të Madhe është hartuar në 1878 nga Lidhja e Parë Shqiptare e Prizrenit (1878-1881). Ky synim është arritur praktikisht tashmë. KosMet praktikisht është aneksuar nga Shqipëria pasi nuk ka asnjë kufi real midis KosMet dhe Shqipërisë. Sa i përket Maqedonisë Perëndimore, ajo është çështje e së ardhmes së afërt. Hapi tjetër është Çamëria, siç quhet Epiri i Jugut (sot në Greqi) dhe shqiptarët e pjesës lindore të Malit të Zi.

8-Gabim: Dëbimi i serbëve nga KosMet pas qershorit 1999 është një akt hakmarrjeje.

E vërtetë: Procesi i spastrimi etnik të KosMet ka vazhduar gjatë gjithë shekullit të kaluar dhe u referohet të gjithë joshqiptarëve (romë, turq, kroatë, etj.). Është një rast i qartë i pastrimit etnik të planifikuar mirë, arsyetimi i të cilit kalon përmes një ksenofobie ekstreme. Në fakt, Shqipëria shfaqet shteti më i pastër etnik në Evropë, 98%, me grekët, sllavët, hebrenjtë, romët, etj, të dëbuar në një mënyrë, ose një tjetër. Pas ndërhyrjes së NATO-s më 1999 “pastërtia” etnike ka arritur në shifrën 97%.

9-Gabim: KosMet dikur mbështetej ekonomikisht nga pjesa tjetër e ish-Jugosllavisë.

E vërtetë: Ishte, në fakt, Serbia që ndihmoi KosMet për të ndërtuar infrastrukturën, shkollat, Universitetin e Prishtinës, spitalet, fabrikat, minierat, etj. Më tej, meqenëse popullsia shqiptare përbëhet kryesisht nga fëmijë dhe adoleshentë, ata merrnin edhe ndihma për këta fëmijë, që përbënte një burim tjetër të ardhurash krahasuar me pjesën tjetër të Serbisë, e cila kishte mesatarisht më pak se 1.5 fëmijë për familje (krahasuar me 8 fëmijë për familje që kishin shqiptarët).

10.Gabim: Shqiptarët janë popullsi autoktone e Ballkanit që rrjedhin nga fiset e lashta ilire Ballkanike.

E vërtetë: Ato shfaqen në mes të shekullit të 11-të në historinë e Ballkanit dhe origjina e tyre duket e pasigurt (ka shumë të ngjarë që ata erdhën në Ballkan nga Shqipëria e Kaukazit përmes Sicilisë, sipas një burimi Bizantin (1043): Ataliota M.Corpus Scriptorum Historiae Bizantine. Bonn: Weber, 1853). Sa për pretendimet e trashëgimisë ilire, ajo është më shumë një dëshirë politike./abcnews

Postime të ngjajshme
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi për masat antiCOVID

Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në këto vende

Lajme

Kosovari që mori vaksinën anti-covid tregon për efektet anësore që i përjetoi

Lajme

Albin Kurti e modifikon historinë se çka e ka Glaukun