Lajme

‘Pronto’: Policia fillon hetimet pas kërcënimeve ndaj prokurores Hajdari

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari  ka pranuar kërcënime me jetë sot gjatë ditës, shkruan Gazeta Metro.

Drita Hajdari ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës gjatë ditës së sotme, madje ajo ka thënë këto kërcënime ishin shumë serioze.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj kërcënimeve të prokurores Hajdari, duke thënë se tashmë rastin janë duke hetuar në koordinim me prokurorinë kompetente.

Rastin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.”, tha Krasniqi për Metron përmes telefonit.

Krejt ky kërcënim ka ardhur pas një interviste në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, madje disa nga komentuesit nuk ishin kursyer as mbrëmë ndaj saj duke sharë e kërcënuar publikisht.

“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”

“Oj kuder se ski ti faj jo, po ne si popull se uduft me ardhe met ngre mas vetures teri sa te del bre idijote me gjithe keta tjeret”.

“Jo linqime po duhet me te vjerr mori kriminele”, janë kërcënimet që i ka marr Hajdari.

Hajdari ka qenë prokurorja e cila ka ngritur aktakuzën në rastin e njohur ‘Pronto’, rast ky i cili u mbyll me asnjë të dënuar me arsyetimin në mungesë të provave materiale për të akuzuarit Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin, Ilhami Gashin, Xhavit Dakajn, Fatmir Shurdhajn, Sadat Gashin, Ismet Nezirajn, Rexhë Abazin, Nijazi Kryeziun dhe Arbenita Pajazitin.

Hajdari e cila ka ngritur aktakuzën ndaj 11 të përfshirëve në rastin ‘Pronto’ është shprehur e zhgënjyer me vendimin  e Gjykatës Themelore të Prishtinës./gazetametro.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet