Lajme

Prokuroria Speciale ndalon një mjek, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48-orë, një mjek me inicialet B.A., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sipas njoftimit të prokurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë