Lajme

Prokuroria jep detaje për aksionin në Ministrinë e Bujqësisë, të arrestuar 21 persona

Nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës janë dhënë detaje shtesë lidhur me operacionin e sotëm në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Poashtu është theksuar se gjatë këtij operacioni janë arrestuar 21 persona të pandehur, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale: Marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, keqpërdorim i detyrës zyrtare, ushtrim i ndikimit, legalizim i përmbajtjes së rreme dhe mashtrim me subvencione.

“14 prej tyre janë zyrtarë të agjencisë për zhvillimin e bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe disa zyrtarë në komunat e Kosovës. Shumica prej tyre janë inspektorë të cilët kanë vepruar duke hartuar raporte të rrejshme. Operacioni i sotëm është vazhdim i operacionit të datës 24-25 shkurt kur janë arrestuar 12 të pandehurit”, tha tutje prokurori i shtetit.

Njashtu Prokuroria ka prova të mjaftueshme ku bëhet e ditur se të pandehurit kanë kryer veprat e lartcekur dhe brenda 24 orëve të do të paraqitet kërkesa për caktimin e paraburgimit.

Postime të ngjajshme
Lajme

I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Lajme

Avdyli e Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin

Lajme

COVID-19: A do të ketë masa të reja, flasin nga Ministria

Lajme

Konfirmohet kandidimi i Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës