Sport

Probleme te Interi, katër futbollistë në dyshim për ndeshjen ndaj Napolit

Gjiganti italian është duke u përballur me lëndime të shumë futbollistëve.

Interi kishte shumë futbollistë të ftuar në ndeshjet kualifikuese të kombëtareve, shkruan lajmi.net.

Lajme shumë të këqija kanë ardhur për ‘zikaltërit’ pas këtyre ndeshjeve.

Plotë katër futbolliste kanë pësuar lëndime dhe paraqitja e tyre për ndeshjen e radhës është në dyshim të madh.

Fillimisht Alessandro Bastoni me Italinë pësoi një lëndim muskolor, më pas edhe Stefan de Vrij u lëndua gjatë ndeshjes Holandë-Mali i Zi.

Ndërsa mbrëmë janë lënduar edhe dy sulmuesit Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinez.

Interin në vikend e pret një ndeshje e vështirë ndaj Napolit ku pritet të ketë mungesa të shumta.

‘Nerazzurët’ momentalisht ndodhen në vendin e tretë në Serie A me 24 pikë të grumbulluara.

Related posts
Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Sport

Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Sport

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Sport

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Barcelona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *