Sport

Prizreni është ekipi më i ri nga qyteti antik i Kosovës që regjistron rezultate fantastike qysh në vitin e parë të themelimit

Qytetit të Prizrenit i është shtuar një tjetër klub futbollistik, i cili ka mbledh gjithë rininë e këtij vendi për të krijuar një ekip modest dhe tejet simpatik që po korrin suksese qysh në vitin e parë të themelimit, shkruan Gazetasheshi.com.

“FC Prizreni” është themeluar nga trajneri i njohur prizrenas, Bekim Bakaj, i cili njëherit me forca vetanake e financon klubin.

Kryetar i klubit shtë Flurim Hoxha, teksa futbollistët vijnë nga akademia e shkollës dhe disa ish-futbollistë të FC Lirisë, kryesisht nga gjenerata 2001/02.

“Qëllimi i hapjes së klubit është të shtyejmë rininë e këtij qyteti që të merren sa më shumë me sport. Në klub janë bashkangjitur pesë futbollistë të akademisë së klubit, kemi ish-futbollistë të Lirisë dhe Ballkanit të Suharekës, të cilat pasi kanë përfunduar moshat e Juniorëve na janë bashkangjitur”, deklaroi fillimisht Bakaj për Gazetën “Sheshi”.
Ambicjet e klubit më të ri kosovar janë që të ngriten nga viti në vit, ndërkohë për këtë edicion i kanë venë vetës qëllim që të ngriten në Ligën e Dytë Unike.

“Duke parë ecurinë dhe organizimin e mirë që kemi brenda klubit, apetitet janë për të shkuar në një rank më të lartë të garave”, theksoi Bakaj.

Prizreni ndodhet në pozitën e parë të renditjes tabelare në Grupin A të Ligës së Tretë me 10 pikë.

Ditë më parë ky klub triumfoi edhe në rrethin e parë të Kupës së Kosovës, derisa eleminoi ekipin e Korenicës me rezultat të pastër 2-0.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita – Llapi, këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim

Sport

Liga e Kampionëve: Rezultatet komplete të mbrëmjes së sotme

Sport

“​A do të jap dorëheqje?”, Zidane flet pas humbjes nga Shakhtari

Sport

“Hallakamë” tek ish kampionët e Superligës