
Vëllaznimi i Gjakovës që nga dita e sotme është bërë me administrator të ri.
Klubi me traditë të madhe në futbollin kosovar ka emëruar Edi Luzhën në postin e Edi Luzhës gjatë ditës së sotme, raporton “Zeri.info”.
Luzha ka synime të mëdha, derisa thotë se klubi gakovar do të privatizohet nga katër investitorë.
“Kemi pasur gjithmonë synime, Vëllaznimi është në çdo shtëpi në Gjakovë. Kemi fat që Gjakova e ka Lorik Cana, i cili dëshiron me miqtë e tij ta privatizojë klubin”, ka thënë Luzha në “Dueli Sportiv”, përcjell “Zeri.info”.
“Vëllaznimi po bëhet gati për privatizim. Janë katër investitorë që duan ta blejnë klubin – dy nga jashtë dhe dy vendorë”, tregoi Edi Luzha.
“Investitorët e rinjë nuk janë nga Gjakova për çudi, dhe Lorik Cana është tejet i lidhur me klubin edhe kur ka qenë futbollist, na ka vizituar”, shtoi ai.