Sport

Pritjes i erdhi fundi: Sezoni 2021/22 në Superligë starton sot me tri ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në futboll starton sot me sezonin e ri 2021/2022 i cili pritet të jetë mjaftë interesante.

Klubet elitare për rreth tre muaj pushim kanë pasur kohë që të përgatiten maksimalisht që t’i bëjnë ballë sezonit te ri, shkruan Gazetasheshi.com

Gjithashtu, redaksia e Gazetës “Sheshi” është përgatitur që të raportoj për secilin ndeshje në mënyrën më korrekte ashtu siç ka raportuar ndër vite.

Sot në program janë tri ndeshje mjaftë interesante. Në Gjilan, skuadra e Dritës do t’i bëj konak Feronikelit.

Nxehtë pritet të jetë edhe në Skenderaj ku në stadiumin “Bajram Aliu” do të ballafaqohen Drenica dhe Gjilani.

Në ndeshjen tjetër Llapi do përballet me Ulpianën. Kjo ndeshje do zhvillohet në stadiumin e Merdarës, pasi që stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë është në fazën finale të punimeve.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 17:00 dhe transmetohet direkt në “Art Sport’.

Kujtojmë që Gazeta “Sheshi” do të raportojë minutë pas minute për këto tri ballafaqime.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar