Lajme

Pritje deri në pesë orë për të dal nga Merdarja, të dhënat për pikat tjera kufitare

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen nga pushimet në Kosovë, po përballen me pritje të gjata në pikë kalimet kufitare të Kosovës.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitari, për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdare, qytetarët duhet të presin deri në 5 orë. E kolona thuhet të jetë deri në 1.3 kilometër në dalje

Pritje të gjata në dalje ka edhe në pikë kalimet kufitare ne Mutivodë dhe te Dheu i Bardhë.

Në Mutivodë pritet deri në gjysmë orë, kurse kolona e automjeteve është deri në 400 metra.

Tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në gjysmë ore në dalje, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 100 metra.

Në pikë kalimet e tjera kufitare me Serbinë dhe vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet