EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

Portieri i Kombëtares së Italisë, Gianluigi Donnarumma ka qenë “heroi” i ekipit të tij në finalen e madhe të 11 korrikut në “Euro2020”.

“Azzurrët” mposhtën 3-2 pas penalltive Anglinë në “Ëembley” për t’u shpallur kampion i Evropës, shkruan Demokracia.com.

Donnarumma priti penalltinë vendimtare të Sakas dhe kësisoj italianët filluan festën.

Megjithatë, numri një i portës në momentin e pritjes nuk kishte festuar fare deri në momentin kur bashkëlojtarët e tij u hodhën në drejtim të tij për të festuar.

22-vjeçari ka treguar arsyen pse nuk festoi në atë moment.

“Nuk e dija që me pritjen e asaj penalltie kishim fituar ndeshjen. Këtë e kuptova pasi pashë shokët e mi që po festonin. Ne jemi të lumtur me këtë sukses dhe po shijojmë çdo sekondë”, deklaroi Donnarumma.

Ky i fundit u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020

EURO 2020

Si arriti portieri italian t’i bënte me lot bashkëlojtarët e tij para finales së Euro 2020