Sport

Pritet prezantimi i një super transferimi te Gjilani

Arbër Prekazi pritet të transferohet te SC Gjilani gjatë afatit kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi i njohur kosovar është dëshira e madhe e trajnerit të Gjilanit, Ismet Munishi për repartin defensivë.

Por problemi ka qenë se Prekazi ka kontratë me Ballkanin dhe nuk ka arritur të largohet si futbollist i lirë.

Edhe dëshira e mbrojtësit ka qenë të luaj për Gjilanin dhe duket se ka një marrëveshje mes palëve.

Ishte raportuar se drejtuesit e klubit nga Suhareka kanë pasur takime me ata të Gjilanit për mbrojtësin qendror.

Gjilanasit duket se janë pajtuar që të paguajnë një shumë në drejtim të Ballkanit për ta marrë në radhët e veta mbrojtësin me përvojë të gjatë në futbollin kosovar.

Prekazi pritet të jetë një përforcim i madh për skuadrën gjilanase që ka çaluar në repartin defensivë.

Marrëveshja mes palëve është arritur, derisa “Sheshi”, ka mësuar se ai sot do të prezantohet nga klubi kuqebardhë.

Kujtojmë që Prekazi vitin e kaluar e kishte veshur fanellën e Gjilanit, por vetëm për ndeshjet në garat evropiane.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina