Sport

Priten edhe dy largime të mëdha nga Llapi

Llapi dje ka njoftuar se kapiteni Menor Zhdrella dhe mbrojtësi Ahmet Haliti janë larguar nga klubi.

Të dy lojtarët kishin një sezon të kushtëzuar nga dëmtimet ku munguan në shumë ndeshje.

Por te Llapi largimet nuk do të ndalen me kaq, mëson GazetaOlle. Ahmet Januzi dhe Lirdon Leci janë lojtarët e ardhshëm që mund të largohet nga Llapi.

Kjo pasi klubi ka kërkuar ulje të pagave nga futbollistët, gjë që nuk është pranuar nga disa nga veteranët e skuadrës.

Edhe Januzi dhe Leci, nuk janë paraqitur shumë te Llapi sezonin që sapo lamë pas, me këtë të fundi që kishte vetëm disa ndeshje.

Leci kishte pësuar dëmtim në fazën përgatitore, çka iu nevojit të futet në operim.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!