Sport

Prishtinës i largohet një tjetër futbollist i rëndësishëm

Është larguar edhe futbollisti i radhës nga Klubi Futbollistik “Prishtina”.

Sabien Lilaj tashmë karrierën e tij do ta vazhdojë në Izrael, shkruan Gazeta Olle.

Kryeqytetasit nuk kanë njoftuar për largimin e tij, ashtu siç nuk kishin njoftuar as për largimin e Lumbardh Dellovë, i cili u bashkua me Hajduk Split.

Mirëpo, skuadra izraelite, Hapoel Ramat Gan Givatayim qysh para tri ditësh kanë zyrtarizuar transferimin e Lilajt.

“Mirë se erdhe Sabien Lilaj. Mesfushori shqiptar ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën. Lilaj ka fituar gjashtë tituj në kampionatin shqiptar dhe së fundmi ka shtuar një titull pasi ka fituar Superligën e Kosovës në edicionin 2020/21”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit izraelit.

Klubi njofton se mesfushori shqiptari do t’i bashkohet atyre pas ndeshjeve të Prishtinës në Ligën e Kampionëve, ku do të takohen me kampionët e Hungarisë, Ferencvaros.

Hapoel RGG garon në Ligën e Dytë izraelite, dhe skuadra e cilëson transferin e 32-vjeçarit si shumë domethënës.

Postime të ngjajshme
Sport

Shaqiri pritet të kthehet në Serie A, dy skuadra të mëdha e duan futbollistin shqiptar

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë