
Michael Ngoo u zyrtarizua sot si lojtar i Paralimniou në Qipro, raporton Gazeta Olle.
Ish-sulmuesi i rrezikshëm i Tiranës që ishte paraqitur edhe për Liverpool në të kaluarën ishte përsëri i kërkuar nga skuadra e kryeqytetit të Shqipërisë.
Burime të Gazetës Olle tregojnë se përveç Tiranës, Ngoo ishte afër edhe me Prishtinën.
Madje, po të njejtat burime tregojnë se menagjeri i futbollistit veç se kishte arritur marrëveshje me Prishtinën që ofronte pagë më të mirë se Tirana, por në fund sulmuesi problematik bëri sipas kokës së tij dhe u transferua tek skuadra qipriote.
28 vjeçari kishte paraqitje fenomenale të bardhë e blutë gjatë sezonit të kaluar, duke arritur të shënoj 13 gola dhe të dhuroj 16 asistime.