Sport

Prishtina vazhdon ta vuajë lëndimin e futbollistit kyç, do t’i mungojë edhe në dy ndeshjet me Bodo Glimtin

Prishtina të enjten do ta ketë një tjetër ndeshje të madhe në garat ndërkombëtare.

Kampioni aktual, do të zbres në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për t’u ballafaquar me kundërshtarët norvegjezë të Bodo Glimt, sfidë kjo që luhet në kuadër të rrethit të tretë në Conference League, shkruan Demokracia.com.

Prishtina ka treguar formë të mirë në takimet e kaluara, dhe me të drejtë pritet një vazhdimësi. Mirëpo, trajneri Zekirija Ramadani, vazhdon të përballët me disa telashe sa i përket lëndimeve.

Njëri nga futbollistët kyç të skuadrës, Leonit Abazi, nuk ka mundur të ketë asnjë paraqitje në ndeshjet ndërkombëtare për shkak të lëndimit, lëndim ky që do ta mbajë jashtë fushe edhe për dy ndeshjet e radhës kundër Bodo Glimt.

Lajmin e ka konfirmuar vet Abazi për Demokracia.com.

“Jo nuk do të mund t’u ndihmoj shokëve as në këto dy ndeshje, pasi nuk jam shëruar ende plotësisht”, ka thënë Abazi.

Përveç Abazit, një mungesë tjetër e theksuar është ajo e Qëndrim Zybës që u lëndua në sfidën ndaj Ferencvarisht.

Sido që të jetë, ndeshja Prishtina – Bodo Glimt luhet të enjten nga ora 20:00 dhe pritet një prezantim i mirë i bardhekaltërve.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane