Sport

Prishtina – Trepça ’89: Forma e skuadrave dhe duelet direkte

Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot (e mërkurë), ku ka në program javën e 31-të.

Prishtina është nikoqire e Trepçës ’89 në këtë javë.

Skuadra kryeqytetase po kalon një formë mjaft të mirë, ku në pesë ndeshjet e fundit i ka tri fitore, një barazim dhe një humbje.

Image

Në anën tjetër, Mitrovicasit kanë rënie në lojën e tyre në pesë ndeshjet e fundit, duke e fituar vetëm një dhe humbur katër ndeshje.

Image

Në pesë përballjet e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave, Prishtina ka bilanc më të mirë duke i renditur tri fitore dhe dy fitore kanë mysafirët.

Image

“Bardhekaltërit” edhe në renditjen tabelore qëndrojnë më mirë, pasi gjenden në garë për titull në pozitën e tretë me 63 pikë, përderisa “xehetarët” kanë pozitën e shtatë me 35 pikë.

Image

Ky ballafaqim do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 15:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s