Sport

Prishtina sonte kërkon ta vazhdojë rrugëtimin kundër klubit norvegjez në Ligën e Konferencës

FC Prishtina sonte do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër gjigantit norvegjez, Bodo/Glimt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo përballje i takon raundit të tretë në garën e re të UEFA-s, Ligën e Konferencës.

“Bardhekaltrit” kosovar duan ta vazhdojnë rrugëtimin për të shkruar historinë, megjithatë kjo pritet të jetë e vështirë duke marrë parasysh cilësinë e ekipit mysafir.

Ndryshe, edhe ky takim do të luhet në praninë e publikut në 30 për qind të kapacitetit të stadiumit.

Dueli në kryeqytet fillon nga ora 20:00, ndërsa ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Norvegji.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar