Sport

Prishtina pritet të nis me ndryshime, kështu mund të luaj ndaj Ferencvarosit

Prishtina do të luaj sot (e martë) ndeshjen kthyese ndaj Ferencvarosit, në kuadër të raundit të parë në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja e cila do të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, pritet të sjellë një freski në repartin sulmues të ‘bardhekaltërve’.

Trajneri, Zekrija Ramadani, për dallim nga ndeshja e parë në përballjen e dytë pritet të bëj vetëm një zëvendësim ku do të nis takimin me Shabanin në vend te Hotit.

Për dallim nga formacioni i kaluar që e zhvilluan ndeshjen me 4-4-2, sot pritet të rreshtohen me 4-2-1-3.

Në portë nga fillimi do të nis Ardit Nika, në mbrojtje do të jetë pa ndryshim nga ndeshja e kaluar me Besnik Krasniqin, Qëndrim Zybën, Leotrim Bekteshin dhe Gledi Mici.

Në repartin e mesfushës do e nis me kapitenin Lorik Boshnjakun dhe Sabien Lilaj, ndërsa me i përparuar do të jetë Endrit Krasniqi. Kurse sulmi do të ketë ndryshime ku në vend të Mendurim Hotit, do të luaj Xhevdet Shabani, krahas Oto John dhe Leutrim Kryeziu, i cili do të kthehet në pozitën e tij natyrale.

Një fitore e Prishtinës, do ishte e mirëseardhur për klubin kryeqytetas e në veçanti edhe për futbollin tonë, pasi do të vlente në grumbullin e pikëve në UEFA.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani konfirmon dy miqësoret e radhës

Sport

Dorëzohet Mourinho, e gjenë zëvendësuesin e Xhakës

Sport

Prishtina – Llapi: Mësohet data e zhvillimit të Superkupës së Kosovës

Sport

Drita nuk ndalet, transferon futbollistin e Kombëtares së Kosovës