
Prishtina nuk është duke qëndruar duarkryq në këto ditë të para të merkatos dimërore.
Kryeqytetasit po bëjnë gati lëvizjet që do provojnë t’i konkretizojnë me tu hapur afati kalimtar i futbollistëve.
“Gazeta Olle” mëson se Prishtina është interesuar për futbollistin vushtrrias që luan në Finlandë, Erfan Zenelin.
Burime shumë të afërta të gazetës tregojnë se negociatat veç se kanë filluar teksa problemi më i madh do të jetë paga e futbollistit, i cili kërkon mjaftë shumë dhe po për këtë arsye nuk kishte arritur të nënshkruante vitin e kaluar me Gjilanin.
Zeneli, tashmë 34 vjeçar është ndarë me skuadrën e tij AC Kaajani në Finlandë dhe kjo mund të jetë shenjë që ardhja e tij në Superligë është më afër se sa larg.
Ditëve në vijim do të mësohet se a do të konkretizohet apo jo kjo lëvizje.
Vushtrriasi ka fituar 5 herë Superligën finlandeze dhe katër herë kupën e këtij shteti.