Sport

Prishtina me vetëm një mungesë kundër Feronikelit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Feronikeli dhe Prishtina do të zhvillojnë përballjen e 25-të zyrtare (22-të kampionale) pas luftës.

Tre herë kampionët dhe kampionë aktual, Feronikeli – e pret skuadrën 10-të herë kampione, Prishtinë. Dy skuadrat, edicionin e fundit e caktuan titullin vetëm pas ndeshjes së fundit. Edhe sivjet, nga shumëkush, shihen si dy pretendentët kryesor në luftë për trofe. Dhe, këtë më së miri do ta tregoj fusha e blertë.

Prishtina nuk ka mungesa, përveç portieri Haxho, të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Përndryshe, nga 7 udhëtimet e fundit në Drenas, Prishtina e ka vetëm një humbje, atë të përballjes së fundit, përcaktuese për titull (1:0). Njëherësh është fitorja e vetme e Feronikelit në 10 përballjet e fundit, përkundër 4 fitoreve të Prishtinës (të gjitha në “Rexhep Rexhepi”) dhe 5 barazime.

Java III

Feronikeli – Prishtina

E shtunë, 31 gusht – ora: 16:00

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Benon Këpuska (Gjk), Fatlum Jashari (Gjl) – Ilir Mehmeti (Ob)

Januzi: Shpresojmë të dalim në raste nga loja dhe t’i konkretizojmë ato

“Jemi shumë mirë. Jemi stërvitur këto ditë me shumë përqendrim maksimalisht duke dashur t’i eliminojmë gabimet që i kemi bërë edhe me Flamurtarin dhe po shpresoj që për nesër do të jemi gati. Normalisht, përball do të kemi një kundërshtar shumë të fortë, por nuk i frikësohemi as Feronikelit dhe asnjë skuadre tjetër. Ne jemi vet pretendent dhe udhëtojmë për pikë maksimale, por normalisht gjithmonë duke ia lënë fushës”.

“Megjithëse nuk fituam me Flamurtarin, shenjë e mirë ishin rastet e shumta që krijuam nga loja, keq që nuk i shfrytëzuam, por kjo nuk mund ndodh gjithmonë dhe rastet kur topi nuk donë të hyjë në portë nuk mund të ndodhin shpesh. Pra, kjo na jep optimizëm, sepse do të ishte krejtësisht ndryshe sikur mos të krijonim, sidomos nga loja që e praktikojmë apo e stërvitim. Pra besoj shumë se nga ndeshja e ardhshme dhe nga ndeshja në ndeshje do të jemi edhe më të përqendruar para portës duke rritur më shumë përqindjen e konkretizimit të golave”, ka thënë qendërsulmuesi, Ahmed Januzi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv