Sport

Prishtina me shumë telashe në start të kampionatit, çka po ndodh me kampionin?

Edicioni i sivjetmë në futbollin kosovar ka nisur ashtu siç është pritur, i zjarrtë dhe tejet i ekuilibruar.

Asnjë skuadër deri tash nuk ka treguar se është rival që mund të thyhet lehtë, madje as ato që në fillim cilësoheshin si “autsajdere”, Ulpiana e Malisheva.

Megjithatë, një start tejet zhgënjyer e ka bërë Prishtina e cila në tri ndeshje ka marrë vetëm një pikë, duke pësuar dy humbje radhazi, me Ballkanin dhe Drenicën, derisa barazoi me Malishevën, shkruan Demokracia.com.

Prishtina përveç mungesës së rezultateve duket s epo përballet edhe me telashe tjera, siç janë mungesa e lojtarëve, madje për disa edhe nuk ka arsye bindëse pse po mungojnë?

Mesfushori kryesor Endrit Krasniqi, ka kohë që nuk e shohim në fushë, dhe askush nuk tregon qartë se cili është problemi më të. Prishtinës tash po i mungon edhe mbrojtësi Leutrim Bekteshi i cili është jashtë vendit, siç thuhet për çështje dokumentesh, derisa prej kohësh për shkak të lëndimin mungon mesfushori Qëndrim Zyba. Në anën tjetër futbollisti më në formë edicionin e kaluar Leonit Abazi tashmë është rikthyer, por lëndimi duket se ka lënë pasoja pasi ende nuk e ka kapur formën maksimale.

Prurjet e reja me shumë bujë si Vangjeli, Lilaj e Karabeci, ende nuk po shihen gjëkundi, madje ky i fundit edhe u ndëshkua direkt me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Drenicës, dhe pritet minimum t’i mungojë bardhekaltërve dy ndeshje.

Se çfarë do të bëjë trajneri Zekirija Ramadani në vazhdim, e sidomos në ndeshjen e radhës kur ballafaqohet me Gjilanin, mbetet të shihet, por një është e sigurt një reagim sa më parë është i domosdoshëm, ndryshe gjërat vetëm sa mund të vështirësohen.

Ish-futbollisti i njohur, Arsim Plepolli i cili e njeh shumë mirë futbollin kosovar, ka thënë se kjo që po ndodh me Prishtinën në këtë start është zhgënjyes dhe askush nuk e ka besuar, kur dihet se ajo ka bërë bukur shumë lëvizje në afatin kalimtar.

“Askush se ka pritur këtë start të Prishtinës duke marrë parasysh edhe përforcimet qe i ka bërë”, ka thënë fillimisht, Plepolli për Demokracia.com, duke shtuar.

“Diçka nuk po funksionon, por ndoshta më mirë tash, në fillim munden mi pa se ku po çalojnë dhe munden me i evituar, ndryshe do të kishte qenë vonë, sidomos nëse duan ta mbrojnë titullin e fituar vitin e kaluar”, ka thënë Plepolli.

Gjithsesi te bardhekaltrit duhet të ndryshojë kjo qasje në fushë, dhe skuadra medoemos duhet t’u kthehet rezultateve, ndryshe kriza vetëmsa mund të rritet.

“Prishtina, duhet të ndryshojë shumë gjëra sidomos në aspektin e lojës, pasi rivaliteti është shumë i madhe sidomos sivjet”, ka përfunduar Arsim Plepolli.

Të kujtojmë ndeshja e radhës Prishtina – Gjilani, luhet të enjten në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës

Sport

Newcastle kërkon futbollistin e Barcelonës, i ofron 15 milionë euro në sezon

Sport

U turpëruan 6-1 nga Bodo/Glimt, Jose Mourinho shpërthen ndaj lojtarëve të tij