
FC Prishtina pritet që edhe zyrtarisht t’i zyrtarizojë drejtorët e rinj në kuadër të menaxhmentit të klubit.
“Zeri.info” mëson se drejtor gjeneral i skuadrës do të emërohet Bajram Sherifi, kurse në pozitën e drejtorit sportiv do të zë edhe zyrtarisht Fisnik Kërçeli, i cili deri më tash e ka ushtruar detyrën e këshilltarit të aksionarit Rrahman Haradini.
Deri ditën e djeshme (e enjte), pozitën e drejtorit sportiv te klubi më i madh kosovar, e ka ushtruar Granit Begolli, i cili është larguar nga klubi derisa lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ndryshe, FC Prishtina që drejtohet nga trajneri Zekirija Ramadani, edhe në këtë edicion synon që shpallet kampione e Kosovës si dhe e pretendon trofeun e Kupës së Kosovës.
Prishtina pas përfundimit të stinorit vjeshtor, ndodhet në pozitën e tretë me 32 pikë, gjashtë më shumë se Ballkani që ndodhet e dyta dhe nëntë më pak se lideri Drita.