Lajme

Prishtina me apo pa koalicione në balotazh? Flasin nga partitë politike

Raundi i balotazhit do të mbahet më 14 nëntor në 21 komuna, prej tyre edhe në Prishtinë. Deri tash në këtë komunë akoma nuk është zyrtarizuar asnjë koalicion as nga Vetëvendosje as nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti këto që janë në garë mes vete në kryeqytet. E para me Arben Vitinë e dyta me Përparim Ramën.

Shefi i shtabit të këtij të fundit, Alban Zogaj siguron se edhe në ditët në vijim gjërat do të qëndrojnë kështu.

Sipas tij, Rama ka nënshkruar veç një koalicion.

“Koalicioni i vetëm i Përparim Ramës është ai me qytetarët”, tha Zogaj për “Front Online”.

Rreth mundësisë së bashkëpunimit me ndonjë subjekt që do t`u ndihmonte në garën për të parin e Prishtinës nuk kanë folur nga Vetëvendosje. Nga PDK-ja, që doli e treta me Uran Ismailin si kandidat, s`u deklaruan fare po ashtu. Në anën tjetër, partitë e vogla akoma s`kanë vendosur nëse do të bëhen ose jo me ndonjërën prej dy partive, LDK a VV.

Selim Pacolli i AKR-së thotë se për këtë do të vendosin vetëm kur KQZ t`i certifikojë të gjitha rezultatet, ani se e pranon se deri tash nuk kanë pasur ftesa.

“Atëherë kur na i kemi të gjitha rezultatet nga KQZ-ja ne do ta shohim pozicionin tonë dhe do të përcaktohemi për pozicionin tonë për 4 vitet e ardhshme nëse atyre ju interesojnë votat tonë atëherë duhet të ketë edhe një standard politik, nëse jo atëherë elektorati jonë do të jetë i lirë për ta votuar cilindo kandidat që ata donë”, theksoi ai për “Front Online”.

E Daut Haradinaj nga AAK tha se për koalicionet do të vendosin më 7 nëntor.

“Sot vendosëm që marrjen e vendimit me shty për tri ditë”, theksoi ai për “Front Online”.

Rrethi i dytë zgjedhor në Prishtinë mbahet me 14 nëntor, ngjashëm si edhe në 20 komuna tjera.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia