.
Sport

Prishtina mbetet pa Leutrim Bekteshin, por transferon dy mbrojtës tjerë të qendrës

Prishtina është njëri nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve të janarit.

Kampioni në fuqi i Kosovës, ka larguar deri më tani plot gjashtë futbollistë pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Xhevdet Shabani, Besart Berisha, Sodiq Atanda, Florent Avdyli, Sabjen Lilaj dhe Kristi Vanxheli janë larguar nga kampioni në fuqi i Kosovës.

Listës së largimeve i është shtuar edhe njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në vitet e fundit në Kosovës, Leotrim Bekteshi.

Telegrafi merr vesh se Bekteshi është ndarë me klubin bardhekaltër dhe jetën do ta vazhdoj në Norvegji pranë familjes së tij.

Por kryeqytetasit nuk po qëndrojnë duarkryq, pasi tanimë kanë siguruar shërbimet e dy mbrojtësve tjerë të qendrës të dëshmuar në futbollin kosovar.

Fjala është për Egzon Sinanin nga Ballkani dhe Bujar Pllanën nga Feronikeli.

Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit brenda klubit kryeqytetas, marrëveshja me dy mbrojtësit është arritur dhe tanimë ka mbetur vetëm zyrtarizimi i tyre.

Sinani ka një karrierë të gjatë në futbollin kosovar, derisa së fundmi ka bartur fanellat e Llapit dhe Ballkanit.

Ndërkohë Pllana është një mbrojtës shumë i talentuar që ka luajtur për Feronikelin dhe është pjesë e rregullt e Përfaqësueses U21 të Kosovës.

Related posts
Sport

Lajmi i fundit: Florim Zuka jep dorëheqje nga Gjilani

Sport

Gjilani dhe Llapi, kërkojnë kualifikimin në raundin e dytë në Ligën e Konferencës

Sport

Zbulohet data se kur do të përballet Drita me Antwerp

Sport

Arbnor Morina tregon se cilat janë gjasat e Ballkanit ndaj Zalgirisit