Sport

Prishtina krenohet me statistikat ndaj vendit të para fundit në tabelë

Prishtina mposhti rivalin e vjetër, Besën e Pejës me shumë lehtësi në ndeshjen që u zhvillua të shtunën. “Bardhekaltrit” fituan me rezultat 4:0, duke e dominuar në të gjitha aspektet skuadrën pejane, shkruan Insporti.com.Pas ndeshjes, në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Prishtina publikoi statistikat e ndeshjes, duke shfaqur një lloj krenarie se kanë dominuar kundërshtarin.

Klubi kryeqytetas në këtë sezon ka shënuar tetë gola, ndërsa ka pësuar vetëm dy gola.Në javën e parë mposhtën Drenicën me rezultat 3:0, pastaj barazuan me Arbërinë 1:1 duke dështuar të arkëtojnë pikët e plota ndaj skuadrës nga Lipjani, që për herë të parë është pjesë e elitës së futbollit tonë.

Më pas, pësuan humbje ndaj Trepçës ’89 me rezultat 1:0 në “Riza Lushta”.

Për këto ndeshje, nuk u publikua asnjëherë statistikat. Mbetet të shihet se do të publikohet statistikat e ndeshjes së ardhshme ndaj Feronikelit, që do të zhvillohet në mesjavë (të mërkurën).
Ndoshta, publikimi i statistikave është bërë për ta ulur presionin e tifozëve ndaj tyre pas startit tejet dobët të sezonit, përkundër transferimeve të bëra gjatë afatit kalimtar të verës.Besa e Pejës këtë sezon ka një prej skuadrave më të re në elitën e futbollit tonë, duke iu besuar futbollistëve të rinj.Prishtina renditet në vendin e tretë me tetë pikë, me një ndeshje më pak. Ish kampioni i Kosovës ende nuk e ka zhvilluar ndeshjes e javës së tretë me Dritën, për shkak të pjesëmarrës së skuadrës gjilanase në garat evropiane.Ndërsa, Besa e Pejës renditet në pozitën e nëntë me tre pikë. Klubi nga Peja këtë edicion është rikthyer në elitë dhe është një prej klubeve më të trofeshme në vendin tonë, duke numëruar tre tituj të kampionit.

Postime të ngjajshme
Sport

Në Angli masa të reja për COVID-19 – ky është vendimi për Premierligën

Sport

Barcelona po humb ndaj Alavesit në pjesën e parë, ky ishte gabimi i rëndë i portierit

Sport

‘Halloween’ në parketin e Lakers – yjet e skuadrës stërviten me kostume

Sport

Ronaldo vendos ultimatum: Juventus transferon dyshen e La Ligas për 100 milionë euro