Sport

Prishtina konfirmon kapacitetin e lejuar për tifozë në stadiumin “Fadil Vokrri”, tregon pikat e shitjes së biletave në duelin ndaj uellsianëve

FC Prishtina pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, aventurën e saj në Evropë do ta vazhdojë në garën e re të UEFA-s, Ligën e Konferencës.

“Bardhekaltrit” kryeqytetas të martën do të përballen me kampionët uellsian, Connah’s, shkruan Demokracia.com.

Për këtë duel, Prishtina afër do t’i ketë edhe një pjesë të tifozëve të saj të cilët pritet të jenë prezent në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Faqja zyrtare e klubit kryeqytetas ka njoftuar se 30 për qind e kapacitetit të stadiumit do të lejohet për tifozë.

Gjithashtu klubi më i trofeshëm në Kosovë i ka njoftuar tifozët e interesuar se biletat do të shiten në tri pika.

Sheshi “Skënderbeu”, Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe Newborn janë tri pikat e shitjes së biletave.

Prishtina – Connah’s luhet të martën me fillim nga ora 18:00.

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/303955244703815

Postime të ngjajshme
Sport

Kështu i pritën “Dardanët” ekipin olimpik të xhudos

Sport

Në sheshin e Prishtinës pritje madhështore për medalistet olimpike

Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko