Sport

Prishtina kompleton transferimin e sulmuesit nga Lugano

Prishtina ka kompletuar transferimin e futbollistit nga Lugano.

Leotrim Kryeziu ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me kampionët e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi i njohur ka shkëlqyer te Prishtina sa ishte i huazuar, ndërsa tani edhe zyrtarisht kartoni i tij i takon kryeqytetasve.

Njoftimi erdhi nga faqja zyrtare e FC Prishtina.

“Nga huazimi, Prishtina e transferon Leutrim Kryeziun nga Lugano. Për tre vitet e ardhshme skuadra siguron vijën e sulmit”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet