Sport

Prishtina huazon një futbollist te Besa e Pejës

Skuadra e Prishtinës është rikthyer mbrëmë në Kosovë pas 14 ditëve të kaluar në Turqi.

Në Antalia të Turqisë, skuadra e Zekirija Ramadanit zhvilloi fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror, shkruan “Zeri.info”.

Me t’u rikthyer në Prishtinë, trajneri Ramadani u ka dhënë futbollistëve dy ditë pushim.

FC Prishtina ka njoftuar se pas rikthimit në Kosovë, nuk ka asnjë futbollistë të lënduar.

Gjithashtu, klubi kryeqytetas ka bërë me dije se ka huazuar sulmuesin Dhurim Zhuri te Besa e Pejës.

Rikthehet skuadra – dy ditë pushim

Dhurim Zhuri huazohet në Besë

Prishtinë, 2 shkurt 2021 – Ekspedita e Prishtinës dje mbrëmë është rikthyer në kryeqendër pas 14 ditëve të fazës përgatitore në Turqi. Kryetrajneri Ramadani i ka dhënë ekipit pushim dyditor, ndërsa i rikthehet seancave stërvitore të enjten. Gëzon fakti që gjatë qëndrimit në Antalya nuk ka futbollistë të lënduar dhe skuadra po gëzon formë optimale fizike.

Ndërsa sa i përket afatit kalimtar, në ditën e fundit të këtij afati, më 31 janar, sulmuesi Dhurim Zhuri është huazuar në Besë të Pejës.

Postime të ngjajshme
Sport

Komisioni për Ankesa shqyrton shkresën e Drenicës, ky është vendimi i marrë!

Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit

Sport

Arbëria pësoi disfatë nga Feronikeli, këto janë fjalët e Arbnor Morinës