Sport

Prishtina harron se Otto John është lojtar i tyre, ja veprimi i fundit i skuadrës

Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar starton ditën e nesërme.

Një nga takimet e kësaj xhiroje është edhe ajo ndërmjet FC Prishtinës dhe Arbërisë së Dobrajës së Madhe të Lipjanit.

Ky është njëherit takimi i katërt në dy vitet e fundit ndërmjet dy skuadrave.

Përballja e parë ishte në Kupë në 1/8 e finales në dhjetor të vitit 2019, me prishtinasit që kishin kaluar raundin pas fitores minimale 1:0.

Nga dy përballjet tjera, njërën e ka fituar klubi bardhekaltër (1:0), e në tjetrën janë ndarë pikët (1:1).

Faqja zyrtare e klubit kryeqytetas ka bërë të ditur se mungesa nuk do të ketë në këtë duel, megjithëse ende nuk janë të rikuperuar plotësisht Lilaj dhe Maliqi.

Megjithatë, Prishtina do ta ketë një mungesë.

Otto John është akoma në vendlindje në Nigeri dhe jo në Prishtinë, andaj ai nuk do jetë i gatshëm për këtë takim.

Ai vazhdon të ketë problem me dokumentacion.

Ballafaqimi ndërmjet FC Prishtinës dhe Arbërisë zhvillohet në Ferizaj.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes

Sport

Batatina me deklaratë epike

Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!