Edhe pse Flamurtari i klasifikuar në vendin e dhjeë me vetëm 9 pikë të tubuara, në dy vitet e fundit është treguar se sa “arrë e fortë” për rivalët e kryeqytetit, Prishtinën.
Në katër ndeshjet e fundit, Prishtina e ka vetëm 1 fitore, përball 2 barazimeve dhe 1 humbjeje – edhe atë në “Fadil Vokrri”.
Andaj, Prishtina duhet të jetë maksimalisht e përqendruar dhe mundësisht të përsëris angazhimin e madh si me Dritën për ta mposhtur një rival kokëfortë siç është Flamurtari.
Ndërsa, përkundër përballjeve të barabarta në katër ndeshjet e fundit, Prishtina ka larg bilanc më të mirë pas luftës dhe nga 41 përballjet zyrtare i ka fituar 23 të tilla duke luajtur edhe 11 herë baras dhe 7 fitore të Flamurtarit, me goldallim +35, 73:38.
Prishtina ka mungesë vetëm të lënduarin në ndeshjen e fundit me Dritën, Leonit Abazi.
Java XII:
Prishtina – Flamurtari
E hënë, 28 tetor – ora: 18.00
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Driton Preniqi (Ob), Imran Kabashi (Mt) – Alban Shala (Pr)
Çmimi i biletave:
Tribuna jugore (Plisat)
Tribuna lindore 3 €
Tribuna perëndimore 5 €
Tribuna VIP: 10 €.