Sport

Prishtina – Ferencvaros: A do të zhvillohet me tifozë?

Prishtina do të përballet me Ferencvarosin në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Kampionëve.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë mes dy skuadrave, pasi të parën gjiganti hungarez e fitoi me rezultat të thellë 3-0.

Kampioni në fuqi i Kosovës, do të jetë nikoqir i hungarezëve të martën e 13 korrikut në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Por edhe ky takim do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, pasi një gjë e tillë nuk është e mundur.

Ka qenë vet klubi i Prishtinës që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka konfirmuar se dueli me Ferencvarosin do të luhet pa tifozë.

“Ndeshja zhvillohet pa shikues me gjithë përpjekjen maksimale të klubit, një gjë e tillë është e pamundshme në këtë moment dhe në këto rrethana me rregulla të rrepta të pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Skuadra e Zekirija Ramadanit do të tentojë të marrë një fitore ndaj gjigantit hungarez, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë duke parë fuqinë që ka skuadra kampione e Hungarisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani konfirmon dy miqësoret e radhës

Sport

Dorëzohet Mourinho, e gjenë zëvendësuesin e Xhakës

Sport

Prishtina – Llapi: Mësohet data e zhvillimit të Superkupës së Kosovës

Sport

Drita nuk ndalet, transferon futbollistin e Kombëtares së Kosovës