Sport

Prishtina e kalon Dritën për nga vlera e ekipit, Gjilani mbetet më i shtrenjti

Superliga e Kosovës në futboll sa vjen e bëhet më interesant. Kjo për arsyeje se klubet janë duke shpenzuar çdo sezon e më shumë.

Superliga për këtë sezon ka aplikuar sistemin me dhjetë skuadra nga 12 sa ishin në sezonin e kaluar, duke e bërë garën për titull, për dalje në Europë dhe mbijetesë edhe më interesante.

Sezonin e kaluar 2019/2020 vlera e përgjithshme e ekipeve ka qenë 17 milionë e 700 mijë euro, shkruan Gazetasheshi.com

Kurse, faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve, ‘Transfermarkt’ ka përditësuar listën e vlerës së përgjithshme të ekipeve botërore në tregun e transferimeve.

Vlera e përgjithshme e skuadrave këtë sezon ka shënuar rritje, pra 22 milionë e 300 mijë euro.

Ekipi më i shtrenjtë në Kosovë mbetet përsëri SC Gjilani që vlenë 3.45 milionë euro.

Kurse skuadra e Prishtinës me transferimin e fundit të Enis Gavazajt e ka kaluar skuadrën kampione të Kosovës, Dritën.

Tashmë kryeqytetasit renditen në vendin e dytë duke kapur vlerën e 3 milionë e 400 mijë euro.

Më poshtë e keni listën e Transfermarkt:

Postime të ngjajshme
Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës

Sport

Këtë sezon Ballkani me Dritën po udhëheqin, por ja si dukej tabela e Superligës pas 8 javëve të sezonit të kaluar

Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin