Sport

Prishtina dhe Ballkani skuadrat që kanë pranuar më së shumti gola në kohën shtesë

Klubet kosovare i janë rikthyer stadiumeve, por jo për të luajtur ndeshjet mirëpo për tu përgatitur për pranverën.

Trajnerët kanë krijuar tashmë idetë e tyre se në çfarë duhet të përmirësohen për të pasur një fazë të dytë më të mirë, dhe kanë filluar punën për të mos u përsëritur gabimet e të kaluarës, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshjet e stinorit vjeshtor kanë qenë shumë të rivalizuara dhe të barabarta, me shumicën prej tyre që janë zgjidhur në qastet e fundit.

Gazeta Olle iu sjellë listën e skuadrave që kanë pësuar më së shumti gola në kohën shtesë.

Prishtina ndonëse ka pranuar më së paku gola gjatë sezonit, kur vije fjala tek koha shtesë ata kanë pësuar më së shumti.

Prishtina – 4 gola të pranuar në kohë shtesë
Ballkani – 3 gola të pranuar në kohë shtesë
Gjilani – 2 gola të pranuar në kohë shtesë
Drenica – 2 gola të pranuar në kohë shtesë
Gjashtë skuadrat e tjera kanë pësuar nga një gol në kohë shtesë, nuk ka asnjë ekip që nuk ka pësuar fare në shtesë

Postime të ngjajshme
Sport

Flamurtari – Shkëndija: Përfundon miqësorja, ky është rezultati befasues

Sport

A&N luajti miqësore me KEK-un, ky është rezultati përfundimtar

Sport

Ndeshja e madhe e Superkupës mes Dritës dhe Prishtinës do të transmetohet në dy televizione

Sport

Gjysma e Superligës në Antali, ja cila skuadër po qëndron në hotelin më të shtrenjtë