Sport

Prishtina – Bodo/Glimt do të transmetohet në këto televizione

FC Prishtina mbrëmjen e sotme do ta luajë ndeshjen e parë kundër gjigantit norvegjez, Bodo/Glimt.

Kampionia e Kosovës dhe skuadra norvegjeze do të sfidohen në kuadër të raundit të tretë në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Kjo përballje do të luhet në praninë e publikut, por është e lejuar vetëm 30 për qind të kapacitetit të stadiumit.

Për ata që nuk do kenë mundësinë të shikojnë nga afër këtë sfidë, ndeshja do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.

Dueli në kryeqytet fillon nga ora 20:00, ndërsa ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Norvegji.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar