
KB Prishtina ka konfirmuar se është përforcuar me fundorin Jordan Johnson.
“Prishtina si gjithmonë ka vetëm një objektiv, që të jetë më e mira në vend. Këtë tanimë e kemi dëshmuar. Për të arritur qëllimin edhe këtë vit ne kemi filluar të përforcojmë edhe me shumë ekipin”.
“I pari që arrin është fundori Jordan Johnson, një lojtar tani më i dëshmuar në garat evropiane”, thuhet në konfirmimin e Prishtinës.
Ai së fundmi ka luajtur tek skuadra holandeze Landstede Hammers Zwolle me një mesatare prej 16.7 pikëve ne kampionatin Holandez ndërsa në Fiba Europe Cup me mesatare 14.7 pikë për ndeshje.