Sport

Prishtina barazon ndaj Flamurtarit: Josa ka një mesazh për futbollistët e tij!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

FC Prishtina nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen hapëse të kampionatit 2019/20 në Superligën kosovare, raporton Gazetasheshi.com.

‘Djemtë’ e Mirel Josës u ndalën nga ‘fqinjët’ e Flamurtarit me rezultat të barabartë 1-1, ndërkohë është vetë tekniku i kryeqytetasve që nuk e konsideron si një rezultat negativ lëshimin e dy pikëve në startin e këtij kampionati.

“Nuk mund të them që është një rezultatat negativ. Në dhjetë minutat e para të ndeshjes ne ishim në shumë. Duhej të bënim më mirë në krah, sidomos në 30 minutat e fundit”, e nisi analizën Josa për Super Sport Kosova.

56 vjeçari dha një vrejtje të madhe për futbollistët e tij të cilët presin gola vetëm nga Jonuzi dhe Shillova.

“Nuk duhet të presim gola vetëm nga sulmuesit edhe pse jemi përforcuar në këtë repart. Kemi lojtarë të tjerë që vijnë nga krahu dhe që duhet shënuar gjithashtu”, potencoi Josa.

Trajneri i Prishtinës beson se skuadra e tij do ti korrigjojë mangësitë në vazhdim të kampionatit.

“Gjithsesi ky është vetëm fillimi dhe mangësitë mund të korrigjohen në vazhdimësi”, mbylli ai.

Në javën e ardhshme FC Prishtina përballet me Dukagjinin e Klinë në “Fadil Vokrri”

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv